Legjenda e muzikës ‘rock’ thotë se qeveria e Ukrainës ‘kërkon ta vrasë’ (fotot)

05/10/2022 16:38

Vokalisti e themeluesi i grupit britanik Pink Floyd, Roger Waters thotë se Ukraina kërkon ta eliminojnë pasi ka nxitur Kievin të negocjojë për paqen me Rusinë.

Britaniku që ka kompozuar hitin e njohur “Another brick in the wall” tha se zhvillimi vjen pas komenteve të tij kundër përfshirjes ushtarake të Perëndimit në konflikt dhe mbrojtjes së një paqeje të negocjuar mes dy vendeve.

Në një intervistë me revistën Roling Stone të publikuar dje 70-vjeçari refuzonte akuzat e medias se përsëriste qëndrimet ruse për konfliktin.

“Mos harroni se unë jam në një listë personash për t’u eliminuar që mbështete nga qeveria e Ukrainës, dhe ata nuk falin … kur të vrasin thonë se është ‘likujduar’”, komentonte Rogers.

Waters përmendi shembullin e gazetares ruse Darya Dugina, e varë në atentat në gusht, që sipas tij ishte një listën ukrainase të Mirotvorets ku më pas ishte shënuar“e liqkujduar” pas bombës në makinë.

Zëra të tjerë i shtohen kritikave të Kiev teksa përmendin gazetarin italian Andrea Rocchelli dhe rusin Andrei Stenin, që gjithashtu janë vrarë pasi u shfaqën në listën Mirotvorets.

Aty listohen të dhëna personale mbi objektivat, të cilat shpesh përfshijnë politikanë apo aktivistë të OJQ-ve.

Mirotvorets, që do të thotë “Paqe-bërës,” është një rrjet me të dhënat e individëve të cilët moderatorët anonimë i konsiderojnë kërcënim për sigurinë e Ukrainës.

FOTO GALERI
2/3
Roger Waters ne kohen e Pink Floyd

Top Channel