Reperi amerikan ka krijuar sërish debate në rrjet teksa ka kritikuar së fundmi grupin e njohur të aktivistëve amerikanë “Black LIves Matter” (Jetët me ngjyrë janë të rëndësishme) duke veshur një bluzë me mbishkrimin “White Lives Matter” (Jetët e të bardhëve janë të rëndësishme).
Madje Kanye West ka shkuar dhe më tej duke quajtur “një mashtrim” grupin e krijuar pak pas vrasjes së George Floyd në SHBA.
“Të gjithë e dinë që Black Lives Matter është një mashtrim,” tha dje sipërmarrësi 45-vjeçar në një postim në Instagram, që tashmë është fshirë. “Tani ka marrë fund, mirësevini.”
Komenti duket se ishte një reagim ndaj kritikave për bluzën e veshur në shfaqjen e tij të modës ‘Yeezy’ në Paris. Aty West u fotografua përkrah mikeshës së tij konservatore Candace Owens e cila mbante edhe ajo bluzën me mbishkrimin “White Lives Matter”(Jetët e të bardhëve janë të rëndësishme”.
Zhvillimi vjen teksa organizata përgjegjëse për shumë protesta, në parim kundër diskriminimit të njerëzve me ngjyrë, është përfshirë nga skandale financiare me donacionet. Kryetarja e saj Shalomyah Bowers, akuzohet për përvetësimin e më shumë se $10 milionë donacione për të paguar firma konsulence dhe blerje pronash. Ajo akuzohet gjithashtu se ka paguar vëllain dhe të dashurin rreth 2 milionë për shërbime ndaj organizatës, nga rreth 90 milionë dollarë donacione që organizata besohet se ka marrë në vitin 2020.
Por West nuk shquhet për thënie të mençura teksa me heret gjatë një vizite me ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në 2018, tha në një bisedë historie se “skllavëria ka qenë një zgjedhje për njerëzit me ngjyrë në SHBA”.
Top Channel