Ftesë në 5/ “Doja të ushqeja fëmijën me gji”, emocionon Ina Kollçaku pas betejës me kancerin

05/10/2022 18:33

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi ndërgjegjësimin e grave për të bërë kontrollet e nevojshme që kapin në kohë kancerin e gjirit.

Pjesë e panelit ishte edhe Ina Kollçaku, e cila ndau betejën e saj me kancerin pak kohë më parë.

“Pas vizitës më thonë që ishte një tumor rreth 3.5 cm dhe që duhet të hiqej menjëherë, sepse ishte shumë i madh dhe kishte krijuar vendin e vet në gjoks. Ajo që më trembte më shumë mua ishte fakti nëse unë do mund t’i jepja gji fëmijës tim, sepse në momentin e parë nuk e dija…”, tregoi ndër të tjera ajo.

Ina theksoi se tashmë çdo gjë ka kaluar, por vijon të bëjë kontrolle të shpeshta për çështje sigurie.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA