Kurti, “bujar” me pagat e mësuesve, do të paguhen vetëm mësuesit që do zëvendësojnë orët e munguara

04/10/2022 19:26

Mësimdhënësit që mbajtën grevë do të paguhen për muajin shtator. Ministria e Financave ka njoftuar se ekzekutimi i pagave nuk do të bëhet për këtë kategori bazuar në Ligjin për Grevën.

Por, me këtë nuk është pajtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit që thotë se janë diskriminuar nga Qeveria meqë pagat janë ekzekutuar për sektorët e tjerë që ishin në grevë.

Kjo ka shtyrë sindikatën e arsimit të ftojë mbledhje të kryesisë për të diskutuar për hapat e tjerë që do të ndërmarrë pas ndaljes së pagave.

Mospagesa e mësimdhënësve për muajin shtator po shihet si e kundërligjshme.

Pasditen e së martës, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor ku do të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës. Kështu, Nagavci shtoi se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave që mësimdhënësit grevistë që nuk marrin paga për muajin shtator, të paguhen në avancë nëse i binden këtij kalendari.

Zyrtarët publik që po ashtu ishin në grevë për një muaj të premten e kaluar kanë marrë pagat e tyre, ndërkohë që Ministria e Financave nuk ka paguar vetëm mësimdhënësit.
Greva u pezullua deri në janar për t’i dhënë kohë Qeverisë së Kosovës për të reflektuar në plotësimin e kërkesave të grevistëve 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA