![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/468b23a2-22d8-41e3-bfd1-abdf9de20cac_sd-800x450.jpg)
Colturi, e shtata në botë! Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë
13/02 20:11
Asnjë fitore, një barazim dhe gjashtë humbje kanë detyruar klubin e La Liga-s, Elchen të shkarkojë nga posti i trajnerit, Francisco Rodriguez.
Për 44-vjeçarin rezultoi fatale disfata në mbrëmjen e së hënës me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares, Ivan Balliu.
Kështu, nëpërmjet një njoftimi në orën 1 të natës, drejtuesit e Elche zyrtarizuan shkarkimin e Rodrigues.
Ky i fundit ishte në krye të skuadrës prej 28 nëntorit të vitit të kaluar, teksa klubi i Elches i uron fat Rodriguez dhe stafit të tij në aventurën e radhës.
Top Channel