Udhëheqësi çeçen: Djemtë e mi do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar

03/10/2022 14:30

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka thënë se tre djemtë e tij adoleshentë, të moshës 14, 15 dhe 16 së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e frontit.

Kadyrov ndau një video të djemve të tij në Telegram dhe tha: Mosha e mitur nuk duhet të ndikojë në stërvitjen e mbrojtësve të atdheut tonë.

“Por stërvitjet e tyre ushtarake kanë filluar shumë kohë më parë, pothuajse që në moshë të re. Nuk mjafton vetëm të dish të qëllosh. Ata mësohen se si të përdorin armë të ndryshme, si t’i përdorin ato në çdo distancë dhe bazat teorike. Gjithmonë kam besuar se qëllimi kryesor i çdo babai është të rrënjos devotshmërinë tek djemtë e tij dhe t’i mësojë ata të mbrojnë familjen, njerëzit, Atdheun. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë!”

Kadyrov e ka bërë njoftimin dy ditë pasi tha se Moska duhet të përdorë armë bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pasi forcat ruse u tërhoqën në disa zona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA