Bosnje Hercegovina, një vend politikisht i paralizuar voton këtë të dielë me një listë të madhe prej më shumë se 100 partish dhe koalicionesh. 3.4 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
“Në Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte, por kriza politike është shumë e thellë”, tha Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen. Përgjegjës për këtë situatë janë partitë nacionaliste të tre popujve konstitues sipas kushtetutës të shtetit multietnik – “Partia e Aksionit Demokratik”, SDA, e boshnjakëve, “Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur”, SNSD e serbëve boshnjakë. dhe “Bashkësia Demokratike Kroate”, HDZ e kroatëve.
Kjo është struktura e Bosnjes si shtet pas Marrëveshjes së Paqes, që u nënshkrua në Dejton, SHBA në fund të vitit 1995, një marrëveshje, e cila i dha fund nga njëra anë luftës së Bosnjes, ku nga viti 1992 u vranë rreth 120.000 vetë, por krijoi nga ana tjetër një shtet, ku sundon parimi kombëtar.
Sapo të numërohen votat, ekspertët paralajmërojnë se do të ketë pak stimuj për rritjen e bashkëpunimit ndëretnik dhe për kryerjen e reformave, pavarësisht kërcënimeve nga mbikëqyrësi ndërkombëtar kundër ndryshimeve të njëanshme. Rezultatet mund të qartësojë përgjigjen nëse fati i Bosnjës, të paktën për të ardhmen e afërt, do të mbetet një nga pikat më të nxehta në Evropë. Gara në bosnje bëhte për Presidencën trepalëshe kombëtare dhe Parlamentin kombëtar, për legjislaturën e re në Federatën boshnjake dhe kroate dhe garën për Presidencën dhe legjislaturën e re në Republikën Sërpska. gara më e ngushtë do të jetë për ulësen boshnjake në Presidencë, me Bakir Izetbegoviq – i cili dy herë ka fituar zgjedhjet dhe njëherësh është djali i nënshkruesit të Marrëveshjes së Dejtonit – që po përballet me konkurrencë për mandatin e tretë nga profesori Denis Beqiroviq, i cili mbështetet nga një aleancë e paprecedent prej 12 partish politike.
Gara për anëtarin e ri serb të Presidencës është midis favorites, Zhellka Cvijanoviq – një aleate e ngushtë e liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik – dhe tri politikanëve veteranë. Vetë Dodik po garon për t’u rikthyer në postin e presidentit të Republikës Sërpska.Shumica e partive boshnjake në të kaluarën kanë bërë aleanca me politikanët kroatë në Dhomën e Popullit, dhe nëse arrijnë që këtë radhë të marrin më shumë mandate, kjo do t’iu lejonte atyre të bllokojnë – ose të ndalojnë kroatët që të bllokojnë – emërimet në postet e larta qeveritare në nivel kombëtar dhe në nivel të entitetit.
Top Channel