‘Tradita jonë tropikale e Krishtlindjeve’, Isabel Goulart dhe Kevin Trapp bëjnë akrobaci në plazh
Gamilje të drejtuara nga garues robotë merrnin pjesë dje në garën tradicionale Sheik Zaied, në shkretëtirën jugore jordaneze Vadi Rum.
Zyrtari drejtues i garës, Saleh Zavaied, tha se tradita është bërë e zakonshme edhe në Jordani pas vëmendjes që ajo mori në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Gamiljet janë mjeti kryesor i transportit këtu dhe kur beduinët në Jordani panë vëmendjen që merrte gara ata nisën të përfshihen më shumë me kafshët e tyre”.
“Kemi shumë gamilje që marrin pjesë në garë sot dhe unë dola i pari në fazën e 8-të të garës. Sfida ishte e fortë por falë Zotit ia arrita dhe gamilja ime doli në vend të parë”, shton Zavaied per rrjetin AFP.
Gara e sivjetshme e gamiljeve në shkretëtirën e Vadi Rum në Jordani ka nisur me pjesëmarrjen e rreth 500 kafshëve.
Gara të tilla janë një aktivitetet i preferuar sportiv në vendet arabe dhe prej kohërave të lashta ishin mes festave më të pritura të komuniteteve.
Top Channel