Këngëtarja Katy Perry është kritikuar së fundmi për këngën e publikuar në vitin 2013, “Dark Horse” në bashkëpunim me Juicy J.

Në një nga rreshtat e tij, reperi përmend vrasesin serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit po përfliten në media falë serialit të ri të Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.“Ajo është një bishë. Unë e quaj atë Karma. Ajo të ha zemrën si Jeffrey Dahmer”, këndon reperi.

Jeffrey Dahmer i mori jetën 17 personave midis 1978 dhe 1991 në zonën e Milwaukee. Ai madje pranoi se kishte ngrënë mishin e disa prej viktimave të tij. Në rrjetet sociale, disa përdorues e quajtën këngën e Perry-t si mungesë respekti. Të tjerë kanë shkruar se Juicy J ishte i sëmurë mendërisht për shkak se i bënte fëmijët e vegjël të këndonin emrin e Dahmer-it. Emri i Jeffrey është paraqitur edhe në tekstet e Marylin Manson, Kesha ose Eminem. Një përdorues në Twitter ka shkruar:

“Katy Perry ka lejuar që një tekst kaq i poshtër dhe i tmerrshëm të përfshihet në një nga këngët e saj hit. Jeffrey ishte një vrases serial dhe Katy zgjodhi të romantizonte veprimet e tij kriminale dhe çnjerëzore. Ajo duhet të kërkojë falje”.

Sa i përket jetës private të yllit të muzikës pop, Katy ka zbuluar së fundmi se ajo nuk dëshiron të punësojë një dado me kohë të plotë për vajzën e saj dhe të Orlando Bloom, Daisy, pavarësisht se është e zënë me karrierën. Perry tregoi gjithashtu se vajza e saj 2-vjeçare ka filluar të flasë dhe mërzitet kur zbulon se Daisy e vogël po përdor fjalët që këngëtarja nuk e ndihmoi t’i mësonte. Ajo gjithashtu foli për partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom, duke thënë se ai është një baba shumë i mirë./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA