Partia Socialiste mblodhi Kryesinë këtë të martë për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë bashkë me anëtarët e Kryesisë, ndërsa janë përballur me një ndryshim të logos, ku shkruhet

“Siguri, Përkujdesje dhe Zhvillim”.

Nga një burim brenda kryesisë të PS, gazetari Top Channel Muhamed Veliu mësoi kjo mbledhje do të fokusohet në detyrat konkrete për secilin drejtues politik në 12 qarqe në funksion të zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e vetmja çështje për diskutim nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste.

I njëjti burim deklaroi se kryesocialisti Edi Rama,  pritet t’i propozojë kryesisë, ndryshime në drejtimin politik të socialistëve  në disa qarqe.

FOTO GALERI
4/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA