Watford shkarkon trajnerin, Manaj nën “urdhrat” e një kroati

26/09/2022 16:07

Klubi i Watford ka shkarkuar trajnerin Rob Edwards teksa skuadra në të cilën militon edhe lojtari i kombëtares Rey Manaj, nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve në 10 ndeshjet e para të kampionatit në Championship.

Super Sport shkruan se ndaj, drejtuesit reaguan dhe shkarkuan Edwards, ndërsa drejtimi i ekipit i ka kaluar një emri të famshëm në arenën ndërkombëtare, si Slaven Bilic, i cili ka nënshkruar një kontratë 18-mujore.

54-vjeçari ka një eksperiencë gjashtëvjeçare nën drejtimin e kombëtares së Kroacisë nga viti 2006 deri në 2012-tën, ndërkohë që një plus është edhe drejtimi i West Ham për dy vite, çka e shndërron 54-vjeçarin në një njohës të mirë të futbollit anglez.

Kështu, Manaj bëhet me një trajner të ri ndërsa kujtojmë se aktualisht sulmuesi shqiptar është i dëmtuar dhe numëron vetëm pesë paraqitje për Ëatford teksa në një rast ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Top Channel