Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha pas mbledhjes se demokratët po planifikojnë greva dhe protesta në vend.
“Me vendim të kryesisë u futëm sot në rend të ditës edhe miratimi i kodit etik të Partisë Demokratike si edhe disa rregullore. Rregullorja për funksionimin e organeve qëndrore të Partisë Demokratike. Ajo për funksionimin e degëve të Paritisë Demokratike dhe rregullorja, më e rëndësishmja në fakt e gjithë këtyre materialeve, rregullorja për zhvillimin e primareve, pra për pushtetin lokal.
U miratuan rregulloret e para dhe kodi etik, ndërkohë që pati një propozim nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që rregullorja për primaret, pra për përzgjedhjen e kandidaturave për pushtetin lokal, të shtyhet për një kohë tjetër që anëtarët të kenë kohë të njihen më mirë me përmbajtjen e kësaj rregulloreje.
Pastaj dhe për diskutimet që do të bëhen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar e cila u vendos të jetë të shtunën, këtë të shtunë, meqë statuti parashikon të paktën 5 ditë diferencë nga njoftimi.
Pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD apo atë që ju thashë, aksioni opozitar i PD. Dhe u ra në dakordësi drejt konkluzionit që sa më shpejt duhet të organizohet jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë këtu grevat e grupimeve më të mëdha sociale në Shqipëri të cilët sigurisht do të kontaktohen prej nesh.
Duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupime të tjera që janë mësuesit, mjekët, infermierët, pra gjithë grupimet e mëdha, të cilat kanë probleme dhe janë në syrin e ciklopit të kësaj qeverisje.
Me qëllim që i gjithë aksioni opozitar të këtë një shumëllojshmëri veprimesh dhe një mori aktivitetesh të tjera qe nisin me takimet kokë më kokë me qytetarët duke vazhduar pastaj me këto aktivitete që ju thashë”, tha ai.
Pyetje: Të shtunën a do të diskutohet një datë proteste?
Paloka: Data e protestës është një çështje burokratike sepse fillimisht duhet që gjithë kjo mori aktivitetesh të organizohen dhe të kemi pastaj rezultat nga gjithë ky aksion opozitar. Të shtunë do diskutohet hyrja e diskutimit për rregulloren e primareve, sigurisht do të ketë çështjë të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutohet anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Top Channel