Nuk ndalen hakerat, publikojnë pamje nga sistemi i kamerave të policisë në Tiranë, Peshkopi dhe nëpër pika kufitare

26/09/2022 09:22

Hakerat të cilët sulmuan Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit  në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë Tiranë, Peshkopi, Rinas, por edhe pikat e kalimeve kufitare.

Në pamjet duken ambiente të ndryshme në komisariate e drejtori policie, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.

Data në kamera tregon se hakerat kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit. Imazhet i takojnë muajit korrik.

Autoritetet shqiptare po hetojnë por një raport i FBI-së më herët tregoi se virusi ka qëndruar në sistem 14 muaj para se të kuptohej sulmi kibernetik i paprecedent për shkak të të cilit qeveria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel