Nuk kanë fund kritikat për Arnold, ish-futbollisti i Chelseat: Niveli i tij është për Championship

26/09/2022 14:45

Trent Alexander-Arnold konsiderohet gjerësisht si një nga anësorët e djathtë më të mirë në qarkullim teksa te Liverpool shpeshherë e kanë zgjidhur ndeshjen falë asisteve të 23-vjeçarit.

Ndaj, mbrojtësi përveç elozheve, përfundon edhe në qendër të kritikave ndërsa së fundmi, ish-lojtari i Chelseat, Frank Leboeuf thekson se Arnold në repartin defensiv ka një nivel të denjë vetëm për Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez.

“Shikojeni pak Alexander-Arnold, dua të them unë e dua shumë atë për kualitetet ofensive. Por, nëse flasim për aspektin difensiv, atëherë ai ka një nivel për Championship. Mua më duket sikur ai mund të luaj vetëm në skemat e Klopp, pasi do të vuante shumë në skuadrat e tjera. Nëse do të punoja me Arnold, atëherë do t’i sugjeroja që në ndonjë rast “t’i hedhë sytë” edhe për atë që ndodh pas shpinës së tij”, thekson Leboeuf./ Super Sport

Top Channel