Lewandowski si agjent i Barcelonës, i këshillon katalanasve lojtarin e Spezias

26/09/2022 13:58

Robert Lewandowski këmbënguli shumë gjatë verës për t’u transferuar te Barcelona në La Liga dhe polaku në fakt, ka krijuar menjëherë një lidhje shumë speciale me klubin e tifozët blaugrana.

Tashmë, polaku ka nisur me sugjerimet për drejtuesit në lidhje me merkaton e radhës ndërsa ka folur me superlativa për patriotin e tij që aktivizohet në Serie A me Spezian, Jakub Kiwior. 22-vjeçari mbulon rolin e mbrojtësit në fushë dhe sipas Lewandowskit mund të shndërrohet në një nga më të mirët.

“Kiwior është një realitet tashmë dhe me të vërtetë që ka një potencial shumë të madh. Këtë e vura në nxehjen para ndeshjes me Holandën, sepse nganjëherë është e vështirë të dallosh shumë situata në stërvitje. Dhe, kur e pashë gjatë nxehjes menjëherë pyeta se kush ishte. Pastaj më bëri përshtypje edhe në ndeshje, u tregua i jashtëzakonshëm”, tha 34-vjeçari./ Supe Sport

Top Channel