Kampionati i peshëngritjes, U20 dhe U23 në garë në Lushnjë

26/09/2022 12:33

Sheshi kryesor i qyteti të Lushnjës u shndërruar të dielën në një pallat sporti të hapur për të pritur kampionatin kombëtarë të peshëngritjes për të rinj U20 dhe U23.

Një aktivitet sportiv ky i veçantë për nga mënyra e organizimit në ambient të hapur i cili tërhoqi edhe vëmendjen e shumë qytetarëve të Lushnjës. Në pritje të këtij aktiviteti ishin drejtuesit e lartë të pushtetit vendor të qytetit dhe drejtuesit e federatës shqiptare të peshëngritjes.

Në këtë garë morën pjesë rreth 15 klube nga i gjithë vendi me 80 peshëngritës e peshëngritëse, të cilët garuan me njëri tjetrin për rreth 7 orë në ambient të hapur. Në përfundim të aktivitetit fituesit ishin ekipi i Tiranës për meshkuj, ndërsa sportisti i aktiviteti doli Kristi Ramadani për moshën U23 po i ekipit kryeqytetas. Ndërkohë nuk munguan medaljet edhe për skuadrën e vajzave të Partizanit apo ekipin pritës të riformatuar të Lushnjës në peshëngritje.

Top Channel