Gafë e Hysajt, mbrojtja në “gjumë”! Izraeli ndëshkon kombëtaren

24/09/2022 21:52

Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Vaisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1-0

Më heret ishte një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Presingu lart i Armando Brojës jep efekt, sulmuesi rrëmben një top mbrojtjes mike, por gjuajtja e tij pritet në dy kohë nga portieri i Izraelit.Trajneri Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, teksa në majë të sulmit i ka besuar dyshes Cikalleshi-Broja, të mbështetur nga Kristjan Asllani pas shpine.

Në portë është Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët. Sa i përket mesfushës, konfirmohet Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin./SuperSport

Top Channel