“Do të asfaltohet çdo rrugë”/ Veliaj: Investimet rritën vlerën e pronave në Tiranë

24/09/2022 12:14

Bashkia e Tiranes ka nisur një aksion  për të transformuar infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Tiranës.

Erion Veliaj inspektoi  në orët e vona të natës, punimet qe po kryhen në rrugën Ndreko Rino në njësinë numër 5, kur intensiteti i punës është më i lartë për shkak të qarkullimit të kufizuar të makinave.

“Do të jetë operacioni më i madh në Tiranë që nga 2015-ta. Nuk do lëmë asnjë rrugë pa asfaltuar. Sigurisht, ndodhi një traumë e madhe me atë që shkaktuan bursat, me rritjen e çmimit të naftës, pastaj çelikut e betonit, prandaj kemi vendosur që buxhetin e parealizuar të bashkisë ta çojmë për ndërhyrje në nivel kapilar në Tiranë. Njerëzit nuk e kalojnë tërë kohën te sheshi “Skënderbej”; mund të shkojnë aty për një koncert apo aktivitet, por shumicën e kohës jetojnë në lagjen e tyre. Ndaj, po ndërhyjmë në të gjitha lagjet e Tiranës, me të njëjtën cilësi siç po punohet këtu, në rrugën paralele me “Rrugën e Kosovarëve”,

Kreu i Bashkisë tha se këto ndërhyrje pritet të rrisin vlerën e pronës në çdo lagje e komunitet në kryeqytet.

“Fakti që shoh se reklamohen biznese deri në katin e tretë të pallateve, duke filluar nga një supermarket, te një sallon bukurie apo klinikë dentare, do të thotë se vlera e pronës është rritur. Me ndërhyrjen në infrastrukturë në nivel kapilar, i bëjmë shërbimin më të madh qytetit. Tiranës i është rritur vlera. Fakti që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm qendra e Tiranës, por duhet të jetë çdo nivel i qytetit. Fakti që sot çmimi ka arritur në 2000 – 2500 euro, nuk është vetëm vlera e atij që ka ndërtuar, është edhe vlera e investimit poshtë. Kur ka ndriçim LED, kur ka akses në rrugën kryesore, kur ti për 100 metër je në autostradën që lidh Tiranën me Unazën e Madhe, do të thotë se çdo punë që bëjmë ia ka rritur vlerën e shtëpisë secilit respektivisht,”

Punimet po kryhen në funksion të projektit për ndërtimin e segmentit rrugor dhe pedonales nga sheshi “Federik Shopen” deri në kryqëzimin me “Rrugën e Kosovarëve”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA