Ylli hollivudian Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich.

‘TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard, njëkohësisht ish-bashkëshortes së Depp nuk i intereson. Një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight” tha se:

“Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”.

Ndërkaq, Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit 6-javor. Top Albania Radio shkruan se padia e Depp dhe Heard mori fund në qershor, në favor të aktorit të “Pirates of the Caribbean”, vendim të cilin Heard ka pohuar se ka në plan të apelojë.

Heard ndërkaq po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit. Fama, karriera dhe financat kishin marrë një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Aktorja humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.

Tanimë, rikujtojmë se gjyqi i famshëm mes aktorëve do të risillet në filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Siç e dimë ky gjyq u fitua nga Depp i cili mori 10 milionë $ dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij. Filmi do të shfaqet në 30 shtator, në platformën e Fox. Me regji të Sara Lohman dhe Guy Nicolucci, në të do të interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA