Ambasadorja amerikane, Yuri Kim: Mbështesim “Ballkanin e Hapur” dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE

22/09/2022 11:09

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha këtë të enjte për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ballkanin e Hapur dhe të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

Kim: Mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ne do të vazhdojmë të mbështesim  Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe do të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE-ja dhe që janë të hapurs për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja gjithashtu më parë ka shprehur hapur se SHBA mbështet nismën rajonale ‘Ballkani i Hapur’ duke u  bërë ftesë që t’i bashkohen edhe vendet që deri më tani kanë hezituar, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

“SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e Ballaknit perëndimor) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin real”, shkroi më parë Yuri Kim.

Kim mori pjesë sot në konferencën “Marrëdhënia Shqipëri-SHBA”, kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA