Zyrtare/ Trajner spanjoll për Olympiacosin, rikthehet pas 7 vitesh në Pire

21/09/2022 14:05

Michel ka nisur zyrtarisht aventurën e dytë si trajner i Olympiacosit. Rekordmenët e futbollit grek kanë zhvilluar një merkato cilësorë, duke afruar emra si Marcelo, James Rodriguez, Sime Vrsaljko dhe Cedric Bakambu.

Sipas Super Sport 59-vjeçari spanjoll fitoi garën me francezin Blanc, duke u rikthyer kështu në Pire pas shtatë vitesh. Michel punoi si teknik i Olympiacosit në periudhën shkurt 2013-janar 2015.

Ai regjistroi 90 ndeshje në pankinën e skuadrës greke, ndërkohë që ia doli të fitonte dy tituj kampionë dhe një Kupë të Greqisë.

Top Channel