Foto Ilustruese

Një 19-vjeçar ka aksidentuar me motor një vajzë të mitur ditën e sotme, në Vlorë.

I riu me iniciale A. Ç. ka përplasur me motomjet 17-vjeçaren me iniciale I. J., e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në spital për ndihmë mjekësore është dërguar edhe drejtuesi motorit, por deri më tani nuk dihet gjendja e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA