Vendimi i mesfushorit, mbyll kontratën dhe largohet pas 15 vitesh nga Barcelona

21/09/2022 18:21

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Mediet spanjolle bëjnë të ditur se me përfundimin e kontratës kapiteni do t’u japë lamtumirën katalanasve për të vazhduar një eksperiencë larg Europës.

Edhe gjatë merkatos verore u përfol për një interes të klubit amerikan, megjithatë Busquets dëshironte të përfundonte kontratën e tij me Barcelonën, për t’u larguar si një kapiten i vërtet.

Sipas Super Sport në sezonin e ri që ka nisur mesfushori është parë si alternativë nga stoli nga trajnerin Xavi Hernandez, i cili ka luksin të zgjedh mes disa emrave, por mosha nuk premton më për spanjollin.

Në sezonin e fundit me Barcelonën në La Liga, Busquets zhvilloi 36 paraqitje dhe shënoi vetëm dy gola.

Ky është sezonin i pesëmbëdhjetë për të me fanellën e Barcelonës dhe pa dyshim në fund Busquets do të largohet si legjendë e klubit.

Top Channel