Momentet kur një roje i hutuar sigurie kupton se nuk ishte në fakt këngëtarja Gaga që po shoqëronte në një koncert, janë kthyer në komedinë e momentit në rrjetet sociale në SHBA.
Një transseksuale performuese e njohur si Penelopy Jean duket se u ngatërrua me këngëtaren nga rojet e saj të sigurisë gjatë një koncerti live.
Gaga ka performuar në Miami, Florida të shtunën si pjesë e turneut të saj, por koncerti u ndërpre nga shkreptima tmerruese.
Por trasseksuali brazilian Penelopy i cili po imitonte Gaga u rrethua shpejt nga turmat që besonin se ishte vërtet këngëtarja.
Në pamjet që janë bërë virale tashmë në rrjetet sociale, Penelopy ndiqet nga një roje sigurie me ngjyrë, derisa në një moment i thotë dikujt: “Jam një ‘drag queen’”, siç i referohen transseksualeve me veshje të mëdha prestigjoze grash, për të performuar si të tilla.
Kur roja e kupton se çfarë po bënte dhe kthehet me një shikim neverie duke përmendur me buzë “Ta marrë djalli”.
“Do të doja të shihja reagimin e Lady Gaga,” shkruante një komentues.
“Roja nuk ka faj që i ngatërroi, nuk ka asnjë ndryshim mes tyre,” shkruante një tjetër.
Top Channel