Nuk di të ndalë, Ronaldo: Do luaj edhe në Euro 2024, ambicia ime është e madhe

21/09/2022 22:07

Pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit.

Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se ndonëse është moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro 2024.

“Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende”- tha CR7, i cili mori çmimin “Quinas de Ouro” si golashënuesi më i mirë, i dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit.

Më tej sulmuesi theksoi se dëshiron që të luajë edhe në Europianin 2024.

“Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror 2022 dhe në Kampionatin Europian 2024. Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”-shtoi ai.

Top Channel