Një fshatar palestinez zbulon një nga thesaret më të mëdha arkeologjike në Gazë.

Teksa po mbillte një pemë ulliri pranverën e kaluar, lopata e një fermeri palestinez ndeshi në një objekt të fortë.

i thirri të birin dhe për tre muaj ata gërmuan dhe nxorën në dritë një mozaik të epokës bizantine, i cili sipas ekspertëve është një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gazë.

Gaza | Byzantinisches Mosaik entdeckt

Zbulimi ka shkaktuar entuziazëm mes arkeologëve dhe drejtuesve të Hamasit.

Gaza | Byzantinisches Mosaik entdeckt

Njëkohësisht zbulimi ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për një mbrojtje më të mirë të objekteve antike të Gazës, një koleksion i brishtë i kërcënuar nga mungesa e dijes dhe e burimeve, si dhe nga rreziku i vazhdueshëm i konfliktit midis Izraelit dhe militantëve lokalë palestinezë./ Deutsche Welle

Top Channel