Jason Denayer është në kërkim të një skuadre, sepse pasi i përfundoi bashkëpunimi me Lyonin, ka mbetur futbollist i lirë, ndonëse merkatoja është mbyllur.
Mbrojtësi belg ishte pranë firmës me Valencian, por marrëveshja dështoi në fund, ndërsa tani për shërbimet e tij ka shfaqur interes Wolves në Premier League.
Pas Diego Costës, “ujqërit” janë gati të sjellin edhe belgun në skuadër, për të shtuar centimetrat, forcën fizike dhe eksperiencën në ekip, në fillim të një sezoni që nuk ka nisur aspak në mënyrën e duhur.
Nga ana tjetër edhe Denayer është i interesuar për të gjetur sa më shpejt një skuadër, pasi trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka paralajmëruar që nëse deri në 15 tetor nuk do të ketë firmosur asgjëkundi, nuk do të marrë ftesë për në Botërorin e Katarit./ Super Sport
Top Channel