4.1 miliardë vetë pritet të ndjekin sot funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Elizabeta e dytë, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur televiziv të të gjitha kohërave.
Kjo shifër është gjithashtu, çuditërisht, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të botës, 2 miliardë, kur ajo lindi në 1926.
Funerali i Mbretëreshës transmetohet live nga BBC world news, kanali i BBC one , ITC, BBC player.
Po ashtu në Londër për të gjithë ata që nuk mund të jenë në radhët e gjata në rrugë, janë vendosur monitore gjigante në parqe të ndryshme, ku njerëzit mund të mblidhen dhe ta shohin funeralin historik.
E sotmja është një ditë ku Londra ka pushuar çdo aktivitet tjetër të sajin.
Supermarketet, restorantet dhe dyqanet janë mbyllur të gjitha këtë mëngjes në mënyrë që të gjithë të mund të bëjnë nderimet e fundit për Mbretëreshën.
Bankat gjithashtu janë mbyllur, shkollat dhe shumë qendra të tjera.
Ndërkohë në Londër, rrugët janë mbyllur në të gjithë qytetin dhe disa stacione të metrosë janë jashtë përdorimit për shkak të operacionit më të madh të policisë në historinë e tyre.
Top Channel