Vrau gruan e djalin me gur si dhe plagosi rëndë vajzën, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali
Një punëtor tunizian 55-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një flakë gjatë punës në uzinën e Fincantieri-t në zonën e Ankonës, ndërsa një tjetër punëtor, 29 vjeç me origjinë nga Bangladeshi, mbeti i plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të 29 shtatorit, gjatë turnit të natës. Të dy punëtorët po punonin në një anije brenda një kapanoni kur flakët e përfshinë.
55-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë për shkak të plagëve të rënda nga djegiet. Punëtori tjetër, i cili pësoi djegie në pjesë të ndryshme të trupit, u dërgua fillimisht në spitalin e Ankonës dhe më pas u transferua në Qendrën e të Djegurve të Rëndë në Pisa.
Shkaqet e shpërthimit të flakës nuk janë përcaktuar ende. Një nga hipotezat e hetuesve është se flaka mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë gjatë punimeve të prerjes me pishtar dhe acetilen. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe specialistët e Policisë Shkencore.
Pas aksidentit, sindikata të ndryshme kanë shpallur një grevë për tetë orë dhe kanë zhvilluar një protestë para uzinës.
Ndërkohë, një tjetër aksident fatal ka ndodhur në provincën e Milanos. Një punëtor 48-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.
Burri po punonte për zbrazjen e një solete të një ndërtese rurale kur ka rënë. Punëtori tjetër që ndodhej me të ka mbetur i padëmtuar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar zonën. Për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme po hetojnë Karabinierët dhe Policia Lokale.
Top Channel