Përmbytje të mëdha në Turqi, shirat sjellin kaos në Sangario dhe Bursa Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj shtetit ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar, sipas sondazhit të fundit të publikuar nga nisma D21 dhe Universiteti Teknik i Mynihut.
Vetëm 32 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtetit në përgjithësi, nga 38 për qind katër vjet më parë.
Edhe besimi ndaj administratës dhe zyrave shtetërore ka shënuar rënie, duke zbritur në 34 për qind, krahasuar me 37 për qind më parë.
Policia mbetet institucioni publik me nivelin më të lartë të besimit, me 55 për qind, e ndjekur nga sistemi i drejtësisë dhe gjykatat me 41 për qind.
Në nivel politik, qytetarët u besojnë më shumë bashkive dhe komunave, me 29 për qind, ndërsa institucionet rajonale marrin 20 për qind dhe ato federale vetëm 17 për qind.
Besimi ndaj mediave mbetet gjithashtu i ulët: vetëm 20 për qind e të anketuarve shprehen se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtypit dhe mediave.
Sondazhi, i kryer nga Kantar gjatë muajve prill dhe maj, përfshiu rreth 8 mijë persona mbi 16 vjeç në të gjithë Gjermaninë.
Studimi, i titulluar “eGovernment Monitor 2026”, u përqendrua kryesisht te transformimi digjital i administratës publike.
Top Channel