Karroca historike që transporton arkëmortin e Mbretëreshës Elisabetë II/ Shërbeu në funeralin e babait të saj, gjyshit, stërgjyshërve

19/09/2022 13:19

Karroca që transportoi arkëmortin e Mbretëreshës Elisabetë II në Westminster Abbey është ndryshe nga ajo që u përdor në procesionin nga Buckingham Palace të mërkurën.

Ajo është përkujdesur nga Marina Mbretërore që nga viti 1901 dhe shërbeu për funeralin e mbretëreshës Victoria, e cila ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabetë II.

Karroca është përdorur edhe në funeralet e monarkëve të tjerë, duke përfshirë babanë e mbretëreshës George VI, gjyshin Mbreti George V, stërgjyshin Mbreti Eduard VII dhe stërgjyshes Mbretëresha Victoria.

Gjithashtu me këtë karrocë është transportuar edhe kryeministri i parë gjatë mbretërimit të Elizabeth II, Winston Churchill.

Personeli i Marinës detare u përdor për herë të parë gjatë funeralit të Mbretëreshës Viktoria, pasi kuajt që kishin për qëllim të tërhiqnin karrocën e armës u trembën,  duke shkaktuar frikën e përmbysjes së karrocës.

Ata përdorën litarë të improvizuar për të tërhequr karrocën 2.5 ton.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA