Talenti i pakontestueshëm i surfit Kalani David ka vdekur në moshën 24 vjeçare pasi pësoi një krizë epileptike gjatë ushtrimit të sportit të tij në brigjet e Costa Rica.
David, nga Hawaii, ishte duke bërë të shtunën (17 shtator) kur pësoi krizën fatale.
David, i cili konkuronte gjithashtu në ‘skateboard’, kishte një gjendje të zemrës të quajtur sindroma Wolff-Parkinson-White, shkruante rrjeti The Inertia, e cila i shkaktonte aritmi të fortë të zemrës.
Rrjeti Inertia raportonte se David thuajse kishte humbur jetën në një episod në 2016 pas një krize disa-orëshe epileptike, dhe më pas kreu një operacion për heqjen e “një muskuli të tepërt që i ishte rritur në zemër”.
Në një postim në Instagram, miku i tij, fotografi Peter King i bënte homazhe.
“Oh i dashur miku im Kalani. Vetëm Zoti e di kohën e tij, jeta nuk është e thjeshtë është gjithnjë një luftë”.
“Do të mbaj mend gjithmonë sesi bënim surf dhe sa shpresë kishe ti për të ardhmen”.
“Zemra ime është me familjen tënde dhe miqtë e shumtë që ke … Im bir ende mban kapelen tënde që do ta ruajmë gjithmonë. Fluturo lart dhe qëndro me ne miku im”.
Top Channel