Kampioni 24 vjeçar i surf-it vdes nga kriza epileptike gjatë lundrimit mbi valë (fotot)

19/09/2022 21:39

Talenti i pakontestueshëm i surfit Kalani David ka vdekur në moshën 24 vjeçare pasi pësoi një krizë epileptike gjatë ushtrimit të sportit të tij në brigjet e Costa Rica.

David, nga Hawaii, ishte duke bërë të shtunën (17 shtator) kur pësoi krizën fatale.

David, i cili konkuronte gjithashtu në ‘skateboard’, kishte një gjendje të zemrës të quajtur sindroma Wolff-Parkinson-White, shkruante rrjeti The Inertia, e cila i shkaktonte aritmi të fortë të zemrës.

Rrjeti Inertia raportonte se David thuajse kishte humbur jetën në një episod në 2016 pas një krize disa-orëshe epileptike, dhe më pas kreu një operacion për heqjen e “një muskuli të tepërt që i ishte rritur në zemër”.

Në një postim në Instagram, miku i tij, fotografi Peter King i bënte homazhe.

“Oh i dashur miku im Kalani. Vetëm Zoti e di kohën e tij, jeta nuk është e thjeshtë është gjithnjë një luftë”.

“Do të mbaj mend gjithmonë sesi bënim surf dhe sa shpresë kishe ti për të ardhmen”.

“Zemra ime është me familjen tënde dhe miqtë e shumtë që ke … Im bir ende mban kapelen tënde që do ta ruajmë gjithmonë. Fluturo lart dhe qëndro me ne miku im”.

FOTO GALERI
1/3
Talenti i pakontestueshëm i surfit Kalani David ka vdekur në moshën 24 vjeçare pasi pësoi një krizë epileptike gjatë ushtrimit të sportit

Top Channel