Aksident në Durrës, 20-vjeçarja humb kontrollin e mjetit! Transportohet në spital
19/09/2022 11:51
Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, ku një 20-vjeçare me inicialet M.T. ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Aktualisht e reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel