Sozia e Kate Middleton mban zi për mbretëreshën, teksa kolegia që imitonte monarken heq dorë ‘nga respekti’ (fotot)

17/09/2022 19:19

Heidi Agan, gruaja që njihej si sozia e princeshës së Uellsit, Kate Middleton tha së fundmi se “bota i është përmbysur” pas vdekjes së mbretëreshës, teksa dhe një kolege e saj që imitonte vetë monarken tashmë është detyruar të heqë dorë.

42 vjecarja Agan, nisi të imitonte Middlton në publik që prej vitit 2012, kur miqtë e saj i thonin shpesh se ngjante shumë me Kate gjatë kohës që punonte në një bar.

Kështu që ajo krijoi lidhje me imituesit e tjerë të personazheve të familjes mbretërore, siç është “sozia” e Princit William dhe sigurisht ajo e Madhërisë së saj, për të bërë paraqitje nëpër shfaqje ose festa ditëlindjeve të dashamirësve nëpër Britani.

Mikesha e  Agan, 89 vjeçarja Mary Reynolds e cila fitonte të ardhurat duke imituar Mbretëreshën, tha se tashmë ka hequr dorë “në shenjë respekti”.

Madje Reynolds është shfaqur në rolin e shkurtër të monarkes dhe në disa filma e programe televizive, duke përfshirë serialin “Doctor Who” dhe filmin komik të vitit 1990 “Bullseye.”

Tashmë karriera e të gjithë imituesve të anëtarëve të familjes mbretërore duket se është buzë greminës nga ana ekonomike, sidomos pasi periudha e zisë për Elisabeten vijon prej gati dy javësh në Britani.

FOTO GALERI
2/6
Kështu që ajo krijoi lidhje me imituesit e tjerë të personazheve të familjes mbretërore, siç është “sozia” e Princit William dhe sigurisht ajo e Madhërisë së saj

Top Channel