45- vjeçari dhe 33-vjeçarja, u panë në një event së fundmi për syzet e tij Yeezy GAP. Dy ditë më vonë, Candice ndau një foto në Instagram të saj dhe reperit pas një xhami të turbullt.
Pasi West e ripostoi foton në rrjetet e tij sociale, ndjekësit nxituan të pyesin nëse ka diçka më shumë mes dyshes. Swanepoel, nga ana e saj, ka punuar më parë me ish-bashkëshorten e Kanye-s, Kim Kardashian. Top Albania Radio shkruan se në fillim të këtij viti, ajo iu bashkua supermodeleve Heidi Klum, Alessandra Ambrosio, Tyra Banks, si dhe Kim-it për një fushatë të Skims.
Së fundmi, ylli i “Uncut Gems”, Julia Fox ka shprehur se është e lumtur për veten pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West. Në një intervistë për “ES” 32 vjeçarja foli për ndarjen nga ish-bashkëshorti i Kim Kardashian në fillim të këtij viti. Pasi ra dakord se kishte flirte mes të dyve, Fox tha se ajo e shikoi marrëdhënien ditë pas dite për të parë ku po shkonte. Fox shtoi për “People” se:
“Jeta e vërtetë filloi dhe stili i jetesës nuk ishte i qëndrueshëm. Nuk mund të fluturoja një herë në javë. Në shenjën e parë të ‘flamurit të kuq’ u dorëzova”.
Rikujtojmë, se Kanye rrëfeu edhe një herë betejat e tij për bashkë-prindërimin me Kim Kardashian, teksa ai ndau një sërë mesazhesh personale mes tij dhe ish-gruas në Instagram. Në postimet e tij të fundit, ai zbuloi se varësia e tij ndaj pornografisë shkatërroi familjen.