Një grup qytetarët të ndërgjegjshëm lavdëroheshin në rrjetet sociale në SHBA pasi dolën nga automjetet e tyre për të ndihmuar një grua që papritur kishte humbur ndjenjat në timon dhe makina e saj rrëshkiste jashtë kontrolli.
Episodi i rëndë ndodhi muajin e kaluar në një kryqëzim të mbushur me makina pranë plazhit Boynton Beach, Florida.
Pamjet video u publikuan së fundmi nga policia e Boynton Beach ku shihet automjeti i zi që lëviz lirshën në mes të kryqëzimit.
Disa njerëz dalin nga mjetet e tyre për të vënë në dijeni shoferen por ajo nuk reagon. Atëherë një grua merr një hekur nga makina e saj dhe me te nje burre thyen xhamin e automjetit, shpjegonte policia.
Gruaja që u identifikua më pas nga rrjeti CBS12 News si Laurie Rabyor, tha se kishte probleme me zemrën dhe tensionin e gjakut. Ajo tha se ishte përpjekur të ndalonte në pikën e karburantit por kishte nisur të alivanisej derisa nuk u zgjua më, deri ditën e nesërme.
Personi i parë që doli për të dhënë alarmin ishte një grua që po drejtonte makinën përkrah saj, e cila shihet në video duke vrapuar e alarmuar. Video është vlerësuar si frymëzim uniteti mes banorëve.
Top Channel