Gjekmarkaj në “Top Story”: Prej një viti jemi të shfokusuar nga mënyra se si vendi qeveriset, debati është spostuar tek problemet e brendshme të opozitës

15/09/2022 22:45

Deputeti Agron Gjekmarkaj tha këtë të enjte në “Top Story” se fokusi i popullit së fundmi është larguar nga mënyra se si qeverisët vendi dhe është spostuar tek problemet e brendshme të opozitës.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk është anti-amerikane por është një kostum që i është veshur pa të drejtë prej Berishës e së fundmi edhe prej Bashës.

Gjekmarkaj: Prej një viti jemi të shfokusuar nga mënyra se si vendi qeveriset. Ne për asnjë çast nuk merremi me qeverisjen e vendit, është spostuar debate tek problemet e brendshme të opozitës. Po ndodhin gjëra të tmerrshme në këtë vend dhe ne anashkalojmë çdo gjë. Mendoj se çdokush që të ishte kryeminsitër në Shqipëri sot, nuk ka një mundësi të dytë që të mos jetë në sintonim më SHBA-në e të bashkëpunojë me të. Berisha ishte burrë shteti dhe i ka pasur të gjitha facilitetet ndërsa tashmë është shpallur non-grata. Në lidhje me Berishën ka një vendim ndërsa me Bashën akoma nuk ka një qëndrim nga ana e amerikanëve. Partia Demokratike nuk është anti-amerikane, është një kostum që i është veshur pa të drejtë.

Top Channel