Aksionarët e Twitter miratojnë marrëveshjen prej 44 milionë dollarë me Elon Musk

14/09/2022 11:26

Aksionarët e Twitter kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë (38 miliardë paund).

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisko.

Sipas BBC kjo do të thotë se Twitter tani do të përpiqet të detyrojë Elon Musk të blejë kompaninë në gjykata.

Takimi pasoi dëshminë shpërthyese të ish-shefit të sigurimit të Twitter, Peiter Zatko, përpara Senatit të SHBA.

Në prill, Twitter ra dakord t’ia shesë kompaninë personit më të pasur në botë, Elon Musk.

Megjithatë, marrëveshja u përkeqësua pasi Musk pretendoi se ai ishte mashtruar nga Twitter në lidhje me numrin e llogarive të spam dhe bot në platformë.

Ai tha në maj, se nuk dëshironte të blinte më kompaninë, por Twitter argumentoi se Musk nuk mund të tërhiqej nga marrëveshja.

Twitter aktualisht vlerësohet në 32 miliardë dollarë, dukshëm më poshtë ofertës prej 44 miliardë dollarësh nga Musk.

Votimi i sotëm mund të kishte shënuar fundin e ndjekjes ligjore të Twitter-it, por aksionarët tani i kanë dhënë kompanisë dritën jeshile për të ndjekur miliarderin në gjykatë.

Të dy do të takohen përpara një gjykate shtetërore të Delaware në tetor. Gjatë seancës në një gjykatë shtetërore në tetor do të vendoset nëse Musk duhet të blejë apo jo kompaninë.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA