Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ofron gjithsej 12 programe studimi, me një total prej mbi 1500 kuotash këtë vit.

Ende pa u mbyllur raundi i parë i regjistrimeve, dega Mjekësi e Përgjithshme I ka plotësuar të gjitha kuotat.

Unë vij nga komuna e Gjilanit në Kosovë. Erdha për të regjistruar vajzën. Jemi paraqitur që të provojmë fatin, ta shohim nëse ka sukses këtu. Në Prishtinë ka kryer provime pranimi, por konkurenca atje është shumë e madhe dhe nuk mundëm të arrinim të fitonim, ndaj do ta provojmë edhe në Tiranë”, thotë qytetarja.

Arben Gjata, Rektor, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpjegon:

Ne kemi patur mbi 29 mijë aplikime në gjithë programet e Universitetit të Mjekësisë. Procesi i regjistrimit ka ecur me ritme të shpejta. Mesa di unë, Mjekësia e Përgjithshme është mbyllur plotësisht, pra nuk ka më kuota të lira. Ne kemi shtruar 100 kuota të reja në Mjekësi këtë vit, pra nga 260 kanë shkuar 360 kuota.

Për këtë vit akademik Ministria e Shëndetësisë na ka vënë në dispozicion 4 spitale të tjera rajonale, për t’i përdorur për studentët, spitali I Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Memoriali I Fierit. Këto spitale do t’i përdorim për studentët, në mënyrë që të rrisim kapacitetet formuese. Një numër I vogël kuotash kanë mbetur në Stomatologji. Edhe Infermieria këtë vit ka patur një numër shumë të madh aplikantësh, megjithëse ne edhe në Infermieri i rritëm koutat, me 100 të tilla, po për shkak të nevojave që ka vendi. Kemi patur mbi 4500 aplikime në programet e Infermierisë.

Ne jemi duke u përpjekur t’u ofrojmë mundësi edukimi dhe trajnimi të vazhdueshëm qoftë mjekëve, qoftë personelit mjekësor. Nga ana tjetër kemi shumë shkëmbime me programet e Erasmus+, pra një pjesë të semestrave, studentët më të mirë mund t’i bëjnë në universitetet më të mira jashtë vendit. Hapja e specializimeve janë një mënyrë për t’i nxitur mjekët të qëndrojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër jemi duke hapur programe të përbashkëta doktorature me Bolonjën. Pra kur e merr Doktoraturën, ajo njihet edhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Dhe kjo mund të ndihmojë që gjimnazistët të studiojnë në Shqipëri, dhe sa më shumë të studiojnë në vendin e tyre, më e madhe është mundësia që ata të rrinë në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA