Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubini i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.
Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend mbërriti edhe Kryeministri Edi Rama.
Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltoren dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim.
Mazhoranca votoi e vetme të gjitha projektligjet dhe më pas kryetari Peleshi mbylli seancën e sotme.
Pas mbylljes së seancës, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar një nga automjetet e përfaqësuesve të mazhorancës.
Me vezë është goditur një nga makinat e deputetëve, teksa në atë moment një nga efektivët arrin të pikasë një nga protestuesit që po godiste dhe në atë moment protestuesit e tjerë vërshuan për ta mbrojtur.
Një numër i madh forcash policie ndërhynë më pas dhe qetësuan situatën, teksa shoqëruan edhe të paktën dy prej protestuesve që goditën makinën e një prej deputetëve.
Top Channel