I kushtoi skuadrës baske 20 milionë euro, dëmtohet rëndë dhe humb sezonin

12/09/2022 15:59

Lajm i keq nga infermieria e Real Sociedadit rreth gjendjes fizike të Sadiq Umar.

I blerë nga klubi bask për 20 milionë euro nga Almeria, 25-vjeçari mund të thuhet se e ka mbyllur sezonin.

Shënoi tre gola në pesë ndeshje në La Liga më këtë fillim sezoni (dy me Almerian dhe tjetrin me Sociedadin), por dëmtimi i rëndë i pësuar ndaj Getafes, të dielën (minuta e 38-të) nuk do ta lejojë të kthehet në fushë për muaj të tërë.

Sipas SuperSport lëndimi dukej i rëndë që në fillim dhe ekzaminimet mjekësore vërtetuan parashikimet më të këqija.

“MRI e kryer këtë mëngjes zbuloi një këputje të ligamentit të brendshëm të kryqëzuar. Është një dëmtim që kërkon trajtim kirurgjik. Informacione të mëtejshme do të jepen në ditët në vijim”.

I zgjedhur nga Real Sociedadi për të marrë trashëgiminë e suedezit Isak, që iu bashkua Nwacastle, ai firmosi me klubin bask për një shumë të madhe (20 milionë euro). Me fanellën e Real Sociedadit ka luajtur në vetëm dy ndeshje, duke shënuar që në debutim kundër Atleticos së Madridit.

Top Channel