Eon Musk nuk lë rast për të na çuditur me jetën e tij. 51-vjeçari nga Afrika e Jugut, shumë aktiv në daljet publike ishte i ftuari i Joe Roganit.
Komediani amerikan kërkoi të kishte njeriun më të pasur të botës në mbyllje të podcast-it të tij dhe pranimi i ftesës sigurisht që nuk kaloi pa vëmendje.
Pronari i kompanisë Tesla, me të cilën gjërat i ka pasur pak si pisk këto kohë, tha se tashmë, natën nuk bën më pak se 6 orë gjumë, se në rast të kundërt nuk do të ishte aspak produktiv. Po ashtu, punon fundjavave, ndonëse jo gjithnjë dhe jo vetëm kaq.
Elon Musk i nis takimet e punës një orë pas mesnate, në 01:00 të mëngjesit e në rast se jo në këtë orë, maksimumi në 02:00, po të mëngjesit. Një shtyrje me vetëm 60 minuta e më pas, punë për themeluesin e Space X.
Unë dua që të fle më pak se 6 orë gjatë natës, por nuk mundem pasi shoh se produktivitetin e kam në rënie.
Katër vite më parë, për Wall Street Journal, Musk në telashe gjyqësore edhe se ndryshoi mendje për të vlerë Twitter-in për shkak të mosmarrëveshjeve mbi llogaritë false, tregonte se në disa raste ka fjetur edhe në dyshemenë e zyrës së tij.
Ka patur momente kur vetëm për ndonjë orë punoja, më pas flija ndonjë orë tjetër e më pas punoja, në shtatë ditë të javës.
Kjo ka ndodhur kur Elon Musk po merrej me projektin e Modelit 3 të Teslës dhe ai pranoi se po dëmtonte shëndetin.
Në disa javë punoja për 120 orë, një çmenduri e vërtetë. Ky nuk ishte një stil jetese i shëndetshëm.
Top Channel