Suedi/ Vrau dy mësuesit në shkollë dhe terrorizoi 50 studentët, dënohet me burg të përjetshëm 18-vjeçari

08/09/2022 18:40

Një nxënës 18-vjeçar që vrau dy mësues në një shkollë të mesme suedeze në mars të këtij viti është dënuar me burgim të përjetshëm.

Fabian Cederholm u shpall fajtor për sulmin në të cilin përdori thika dhe sëpatë, për motive ende të pazbuluara.

Rreth 50 studentë u mbyllën brenda klasave gjatë sulmit në shkollën latine të Malmos.

Sipas BBC, Cederholm besohet të jetë 18-vjeçari i parë që do të dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi.

Sulmuesi,i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, kreu sulmin më 21 mars në shkollën e arteve krijuese, ku ishte student.

Mësuesit, Victoria Edstrom dhe Sara Book, u gjetën 10 minuta pasi policia mori njoftimin.

“Këto janë dy vrasje shumë brutale ku viktimat pësuan shumë dhe përjetuan frikë të madhe nga vdekja”, tha gjyqtari Johan Kvart.

Dënimi i përjetshëm në Suedi është zakonisht një minimum prej 20 deri në 25 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA