“Gushti shuplakë për Policinë”, Rama: Kulturën e ligjit duhet ta mëshirojnë njerëz të ligjit. Në rastin e drejtësisë do kërkojë kohë

07/09/2022 16:35

Ndonëse ky vit, shënon vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në vit, sipas kryeministrit Rama, muaji gusht duhet të shërbejë si shuplakë për objektiva shumë më ambiciozë për Policinë e Shtetit.

“Nuk dua ta zgjas këtu për të thënë se halli nuk është vetëm në Shqipëri, aksidentet me ujin ndodhin në shumë vende me më shumë eksperiencë. Në cilin vend zhvillimi ka ardhur pa sjellë me vete dëme e fatkeqësi. Sa aksidente u shënuan kur u lejuan makinat private, po zgjerimi i rrugëve, rritja e shpejtësisë, makinat e shtrenjta.

Të shkruash rregullat nuk mjafton, duhet aftësi dhe kohë. Kultura e ligjit nuk ngrihet aq kollaj sa një pallat. Një gjë është e sigurtë, për ta ndërtuar kulturën e ligjit duhet ta mishërojnë njerëzit e ligjit. Në rastin e drejtësisë e dimë që është një proces që do kërkojë kohë. Në rastin e policisë duhet të bëhemi të prerë, figura e policisë duhet ta mishërojë.

Pas kaq vitesh është rritur ndërgjegjësimi I drejtuesve të mjeteve. E di që shumë nuk i duan shifrat, por ne shifrat kemi në 2012-304 të vdekur vjet ishin nën 200, këtë vit deri tani kemi 95. Shqipëria i përjeton të shtrira më vonë në kohë pasojat e zhvillimeve.

Në rënie të vazhdueshme është edhe trajektorja e vrasjeve. Në 2012 janë vrarë 1225 njerëz, krahasimisht shifra është përgjysmuar. Ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet. Po kjo s’do të thotë që vrasjet nuk janë problem, madje janë problem serioz. Edhe po ta shohësh tabelën e të dhënave, Shqipëria është drejt mesatares europiane. Disa nga vendet e BE kanë më shumë vrasje.

Kur morëm ne detyrën Shqipëria nuk dukej fare, por gushti që na solli edhe këtu ku jemi sot ishte një befasi alarmuese, por kjo nuk e ndryshon faktin se ky gusht duhet të shërbejë si shuplakë, për objektiva shumë më ambiciozë për policinë e shtetit.” -u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA