Pushtimi në Gaza sjell përplasje në qeverinë izraelite, ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të shijuar koncertin falas të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë.
Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.
Por atmosfera e vërtetë u ndez kur në skenë doli Rita e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.
Në pah dilte veshja e saj me ngjyrat e flamurit dhe shqiponja në mantelin e kuq.
Rita Ora zgjodhi ta niste koncertin me këngën “Ritual”, për të vijuar me “Body on me”, e shumë prej hiteve të saj botërore.
Mbrëmja u shijua jo vetëm nga qindra qytetarë që u mblodhën në shesh por dhe nga vetë Rita Ora e cila u shpreh falenderuese ndaj publikut shqiptar.
Rita Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën në Tiranë, ndërsa elektrizoi kryeqytetin.
Top Channel