Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte, ndaj nuk është çudi nëse çifti do të na surprizojë me ndonjë hap më të madh në lidhjen e tyre.

Top Albania Radio shkruan se dyshimet lidhur me këtë na i ka shtuar dhe një postim i fundit i artistes në Instastory ku teksa ka marrë pjesë në një dasmë, në momentin ku vajzat mblidhen për të kapur lulet e nuses ka qenë pikërisht këngëtarja ajo që i ka kapur. ‘E radhës’, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘Malli’ dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina lançoi një tjetër projekt që ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para publikimit, ‘Dhimbje dhimbje’.

E teksa është një këngë që ka bërë mjaft bujë, padyshim që edhe klikimet në YouTube janë të shumta. Kjo gjë ka bërë ndjekësit e artistes të dyshojnë që i ka blerë, një debat ky që nuk duket të ketë ndonjëherë një përfundim, një prej tyre i ka komentuar dhe bukuroshja nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA