Në ditën e dytë të karnavaleve të Londrës, kërcimtare të veshura me ‘pak pupla’ habisin britanikët (fotot)

29/08/2022 21:45

Kërcimtare ekzotike kanë trazuar disi turmat sot në ditën e dytë të karnavaleve të Notting Hill në Londër.

Performueset me ngjyra mahnitëse të fustaneve me pupla, kërcenin në ritmet e muzikës latine që prej mëngjesit.

Karnivali më i madh në Evropë u rikthye në perëndim të Londrës pas dy vjet pushimi prej kufizimeve shëndetësore, teksa priti më shumë se 1 milionë vizitorë.

Organizatori Jules Stephenson e quante dje atmosferën “elektrike” teksa britanikët mirepriten rikthimin e eventit simbolik.

Grupet kishin gjithashtu mesazhet e tyre politike siç ishte ai për kujtimin e tragjedisë së të vrarëve në zjarrin e kullës së Grenfell në Londër, ku humbën jetën më shumë se 100 njerëz kryesisht me mbështetje sociale, shkaqet e të cilit ende nuk janë zbuluar nga autoritetet.

Para nisjes së paradës së sotme kishte një heshtje prej72-sekondash.

Karnivalet e Notting Hill u rikthyen dje në qendër të Londrës për herë të parë prej vitit 2019 dhe ashtu siç pritej festuesit treguan etjen për zbavitje me skena kaosi e incidente të rrezikshme që janë bërë virale në rrjetet sociale.

Në një prej tyre disa festues shiheshin që ngjiten të kërcejnë mbi strehën e një ndalese autobusi, e cila nuk arrin të përballojë peshën e tyre e shembet duke i lëshuar të gjithë përtokë, fatmirësish pa plagosje serioze.

Sipas raportimeve një kalë i policisë humbi ndjenjat dhe ngordhi teksa ishte në detyrë, mbrëmjen e djeshme.

FOTO GALERI
7/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA