Modelja Bella Hadid ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit.
25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj. Nga ai moment, ajo tha se:
“Shumë kompani ndaluan së punuari me mua. Kam miq që më kanë braktisur plotësisht.”
Bella beson megjithatë se ka të gjithë përvojën dhe njohuritë personale që i nevojiten për të qëndruar pranë bindjeve të saj. Bukuroshja shprehet se:
“Unë e njoh familjen time mjaftueshëm, e njoh mjaftueshëm historinë time de kjo duhet të jetë e mjaftueshme”- shprehet Hadid.
Pavarësisht problemeve që i ka sjellë qëndrimi i saj, modelja nuk ka hequr dorë prej tij. Në një postim në Instagram të qershorit, Hadid shkroi:
“Çdo ditë dëshiroj të kthehem pas në kohë, kur isha fëmijë, në mënyrë që të filloja të luftoja më shpejt për Palestinën. Për familjen time, për pleqtë e mi, historinë tonë dhe për popullin e Palestinës që ende jeton, tani, përmes këtij pushtimi tradhtar, rraskapitës dhe të dhimbshëm”.
Top Channel