Miqësorja me Italinë, mund të luajmë në 16 ose 19 nëntor

24/08/2022 20:01

Konfirmimit të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, për miqësoren e luksit në Tiranë Shqipëri -Itali, i janë zbardhur edhe detaje të reja në këtë vit të ngjeshur kalendarik sa i përket ndeshjeve të përfaqësueseve.

Bisedimet që tashmë janë zyrtarizuar kanë fiksuar periudhën e dy datave të lira për këtë ndeshje, 16 dhe 19 nëntor.

Federata Italiane e Futbollit i ka kërkuar FSHF-s, mirëkuptimin për të paktën edhe një javë për përcaktimin përfundimtarë të një prej këtyre datave, duke qenë se ata, ashtu sikurse edhe ne, jemi në kërkim të kundërshtarëve të tjerë për datën tjetër të lirë.

Burime pranë federatës shqiptare të futbollit bëjnë me dije për kontaktet që kanë filluar për gjetjen e kundërshtarit të tjerë veç Italisë për datën e dytë të nëntorit të lirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për skuadra Europiane, por më shumë për ato përtej oqeanit. Një ndër alternativat e mundshme është Venezuela që ka shprehur disponibilitetin, ndërsa në Europë është kontaktuar Rumania dhe Çekia.

Ndërkaq Shqipëria do të duhet të plotësojë numrin e ndeshjeve miqësore edhe me një takim në muajin tetor, duke qenë se mungesa e Rusisë në grupin tonë në Ligën e Kombeve i lë një datë të lirë për të cilën duhet gjetur një kundërshtar.

Sa i përket ndeshjeve zyrtare kombëtarja shqiptare do të zhvillojë më 24 shtator do të udhëtojë drejt izraelit ku do të luaj shansin e fundit për të qëndruar në garë për kreun e grupit, dhe 3 ditë më pas, më 27 shtator do të zhvillojë ndeshjen e fundit zyrtare në stadiumin “Air Albania” ndaj Islandës.

Top Channel